Skënderbeu kompletoi dominimin absolut në këtë sezon, duke arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Shqipërisë, të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’. Korçarët mposhtën Laçin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Sabien Lilaj me 11-metërsh, ndërsa çuan këtë trofe për herë të parë në qytetin juglindor.
Një ndeshje e ekuilibruar që u vendos nga një 11-metërsh me Lilaj i cili u tregua i saktë dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.
Mbyllet kështu dhe sezoni 20-17-2018 i futbollit shqiptar.
KF Skënderbeu 1-0 Laçi
Shënues: Lilaj 67’
GOLI / 67’ -Lilaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjyqtari akordoi fillimisht faull jashtë zone pas ndërhyrjes së Gjonit ndaj Xhejmsit, por më pas me ndihmën e asistentit të tij akordoi 11-metërsh.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga (Dita 77’), Muzaka, Gavazaj (Demte 88’), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja.(Të gatshëm: Teqja, Abazi, Sahiti, Vila, Gripshi).
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj (Xhixha 89’), Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 54’), Nika (Shtubina 83’), Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani. (Të gatshëm: Vata, Zogaj, Shala, Bushi).
Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Barushi, D. Rexha, R. Çokaj, E. Jorgji, J. Xhaja.
Kartonë të verdhë: Osmani 24’, Radas 58’, 90+3’, Vangjeli 80’/ Lushkja 44’, Uzuni 45’, Fangaj 49’, Sefgjini 65’
Karton i kuq: Radas 90+3’