Skënderbeu luan ditën e dielë ndaj Laçit për finalen e kupës së Shqipërisë, ku objektivi i vetëm mbetet fitimi i trofeut për herë të parë në historinë e klubit.
Ashtu siç ju kemi njoftuar paraprakisht, klubi ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Elbasanit për të ndjekur finalen. Ujqërit mblidhen në orën 15:00 para stadiumit për tu nisur drejt Elbasanit.
Ndërkohë ju njoftojmë se Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e shitjes si më poshtë:
- Përballë me kinemanë (Korçë)
- Dyqani zyrtar i FSHF (Tiranë)
- Stadiumi ‘Elbasan Arena’
Tifozët Bardhekuq do të qëndrojnë në Tribunat: C1, C2 dhe C3 dhe bileta kushton 300 lekë. Çmimet e biletave për të gjitha tribunat janë si më poshtë:
- C1, C2 & C3 (ultrasit) – 300 lekë
- D, E & F – 300 lekë
- A & B – 1000 lekë
- Tribuna VIP – 2000 lekë
Ftojmë të gjithë tifozët bardhekuq ti bashkohen ekipit në këtë transfertë dhe për tu rikthyer së bashku ne Korçë me trofeun e munguar.
Bashkë ja dalim!
—————————————
Kupa e Shqipërisë / Finale
Skënderbeu – Laçi
Të dielë, 27 maj / Ora 19:00
Stadiumi ‘Elbasan Arena’