Skënderbeu pragmatist, kalon edhe Kamzën

Skënderbeu ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në shtëpi ndaj skuadrës së Kamzës. Korçarët triumfuan minimalisht me rezultatin 1-0, duke ju falur golit të shënuar në pjesën e parë me anë të Oto Xhon. Nuk ishte një sukses dhe aq i lehtë për të besuarit e Orges Shehit, të cilët hasën jo pak vështirësi kundër ekipit nga periferia e kryeqytetit.

Vetëm 3 minuta pasi ishte zhbllokuar rezultati, miqtë fituan të drejtën që të goditnin një 11-metërsh, por Plaku gaboi nga pika e bardhë, duke mos e gjetur as kuadratin. Penalltia e dytë e shpërdoruar nga kapiteni i kamzalinjve këtë edicionin. Me kalimin e minutave ritmi ra dhe skuadrat nuk kishin iniciativë për të rrezikuar.

Edhe në fillimin e fraksionit të dytë ritmi ishte i ulët, por në minuta e fundit Kamza nisi që të provonte më shumë. Ishte vendimtar portieri i Skënderbeut, Aldo Teqja, vetëm 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, pasi bëri dy pritje mjaft të vështira në pak sekonda. Vendasit në anën tjetër me qetësinë që u jepte rezultati, prinin momentin e duhur për të rrezikuar. Bregu mendoi për të vulosur gjithçka pak sekonda para fundit, duke shënuar një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit.

Skënderbeu merr vendin e parë përkohësisht, por Partizani do të luajë vetëm pas pak në kryeqytet. Kamza në anën tjetër regjistron ndeshjen e  pestë në kampionat pa fitore dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Kategoria Superiore – Java 9

E diel, më 21 tetor, ora 14:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU 2-0 KAMZA

Shënues: Oto Xhon 12′, Bregu 90+3′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka (Demte 27′), Guedj, Gripshi, Bregu, Oto Xhon (Guindo 67′). Trajner: Orges Shehi. 

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Bonani (Martinena 46′), Orelesi, Mehmeti, Mumajesi, Plaku, Zisi, Roloviç (Fukui 45+2′). Trajner: Klodian Duro.

Kartonë të verdhë: Radas 15’/ Bonani 10′, Teqja 61′

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Blerim Ziri

Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.