E thjeshtë, tepër e thjeshtë për Skënderbeun të fitojë në Shkodër, aty ku merr rezultate mjaft të mira prej vitesh.
Sot korçarët triumfuan 4-1, me përmbysje. Një gol nga Sedat Berisha krijoi iluzione te shkodranët, që kanë nevojë urgjente për pikë, sepse janë të parafundit, por Skënderbeu është superior në çdo drejtim dhe e tregoi.
Barazimi i Vangjelit që në pjesën e parë nisi kthesën, ndërsa Lilaj me 11-metërsh për prekje me dorë pikërisht nga Berisha solli përmbysjen, para se Gjergji Muzaka e Xhejms të vulosnin fitoren e merituar.
Kreu është gjithnjë e më shumë pronë korçare, Vllaznia sheh me frikë të madhe tabelën.
VLLAZNIA – SKËNDERBEU 1-4
Shënues: Berisha 6′ / Vangjeli 32′,Lilaj 61′, Muzaka 75′, Xhejms 88′
VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari, Tafili, Krymi, Kalaja (Ribaj 35′), Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga (Muzaka 58′), Lilaj, Gavazaj (Vila 76′), Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja
Kartonë të verdhë: Mersini 20′, Krymi 25′, Çinari 52′, Tafili 54′ / Osmani 26′, Soue 30′