“Kabba Sambou, zyrtarisht bardhekuq”

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ bën goditjen e 3-të dhe të fundit në merkato duke firmosur me mesfushorin 21 vjeçar Kabba Sambou.

Lojtari kishte arritur paraprakisht marrëveshjen me klubin por vetëm sot arriti të bashkohej me grupin në ‘Tropikal Resort’ ku u prezantua fillimisht me shokët e ekipit dhe stafin teknik dhe më pas zhvilloi dhe seancën e parë stërvitore me fanellën bardhekuqe.

Pasi kreu testen mjekësore, 21 vjeçari firmosi me drejtuesit kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitë e gjysëm.

Sambou ka luajtur për ekipin e Trepça 89’ në Kosovë ndërkohë që është pjesë e kombëtares të Gambias.

#WelcomeKabba

————————————

SKEDA E LOJTARIT

Kabba Sambou

Ditëlindja: 20 prill 1996 (21 vjeç)

Shtetësia: Gambia

Pozicioni: Mesfushor Difensiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.