Skënderbeu nuk ndalet as nga Partizani, teksa në krye-sfidën e javës së 21-të, në Korçë, ka fituar me rezultatin minimal 1-0.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, vendimtar për rezultatin ka qenë një autogol i mbrojtësit malazez Gojkoviç, që nuk u kuptua me portierin Hoxha.
Në fushë sfida ishte mjaft interesante, me të dy skuadrat që u munduan të marrin maksimumin, ndonëse në fund rezultati shkoi për Skënderbeun.
SKËNDERBEU – PARTIZANI 1-0