“Skënderbeu e nis me humbje në Gjirokastër”

Skënderbeu e nis me humbje vitin 2018-të, në Gjirokastër në një ndeshje ku vendosen episodet.

Skënderbeu shkakton panik në zonën e Luftëtarit që në minutën e dytë, por për fatin e bluzinjve goditja e Xhejms u stampua në traversë. Luftëtari arrin të dalë rrezikshëm në sulm dhe në një nga këto momente arrin të shënojë me Kristal Abazaj, që përballë Shehit vepron si një sulmues i lindur, duke e dërguar topin në rrjetë.

Skuadra e Hasan Likës, mjaft e qartë në lojën e saj i afrohet sërish golit me Bregun, që nuk gjen katërkëndëshin. Në fund të pjesës së parë Ruçi i mohon këmbë golin Xhejmsit, ndërsa në shtesë Bregu me një goditje të lirë shkund rrjetën e jashtme.

Për Skënderbeun gjërat shkojnë edhe më keq në pjesën e dytë. Radasin nuk e mbajnë nervat nga sharjet e tifozëve dhe reagon ndaj tyre, por ky veprim u kushton rëndë pasi kryesori e ndëshkon me karton të kuq.

Në inferioritet numerik dhe pa një mbrojtës mjaft cilësor korçarët pësuan të dytin, nga i njëjti autor, Kristal Abazaj, që e kapi të papërgatitur portierin Shehi. 2-0 për Luftëtarin, rezultat që nuk ndryshoi as në kohën shtesë.


26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër

Luftëtari – Skënderbeu     2-0

Shënues: Abazaj 25′, 86′

Luftëtari:  Ruçi, Rapa (Liçaj 7′), Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson (Minga 75′), Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj (Rapo 66′). Trajner: Hasan Lika.

Skënderbeu:  Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Soue 57′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Demte 68′), Xhejms Adeniji, Vila (Krasniqi 86′). Trajner: Ilir Daja.

Kartonë të verdhë: Vila 63′, Radas 73′

Karton i kuq: Radas 73′

Gjyqtarë:  Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.