Skënderbeu e nis me humbje vitin 2018-të, në Gjirokastër në një ndeshje ku vendosen episodet.
Skënderbeu shkakton panik në zonën e Luftëtarit që në minutën e dytë, por për fatin e bluzinjve goditja e Xhejms u stampua në traversë. Luftëtari arrin të dalë rrezikshëm në sulm dhe në një nga këto momente arrin të shënojë me Kristal Abazaj, që përballë Shehit vepron si një sulmues i lindur, duke e dërguar topin në rrjetë.
Skuadra e Hasan Likës, mjaft e qartë në lojën e saj i afrohet sërish golit me Bregun, që nuk gjen katërkëndëshin. Në fund të pjesës së parë Ruçi i mohon këmbë golin Xhejmsit, ndërsa në shtesë Bregu me një goditje të lirë shkund rrjetën e jashtme.
Për Skënderbeun gjërat shkojnë edhe më keq në pjesën e dytë. Radasin nuk e mbajnë nervat nga sharjet e tifozëve dhe reagon ndaj tyre, por ky veprim u kushton rëndë pasi kryesori e ndëshkon me karton të kuq.
Në inferioritet numerik dhe pa një mbrojtës mjaft cilësor korçarët pësuan të dytin, nga i njëjti autor, Kristal Abazaj, që e kapi të papërgatitur portierin Shehi. 2-0 për Luftëtarin, rezultat që nuk ndryshoi as në kohën shtesë.
26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër
Luftëtari – Skënderbeu 2-0
Shënues: Abazaj 25′, 86′
Luftëtari: Ruçi, Rapa (Liçaj 7′), Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson (Minga 75′), Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj (Rapo 66′). Trajner: Hasan Lika.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Soue 57′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Demte 68′), Xhejms Adeniji, Vila (Krasniqi 86′). Trajner: Ilir Daja.
Kartonë të verdhë: Vila 63′, Radas 73′
Karton i kuq: Radas 73′
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi