Skënderbeu e Laçi ndajnë nga një pikë

Në një atmosferë të vakët, për shkak të mbylljes së dyerve të stadiumit për tifozët, Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë, në takimin e parë të javës së tretë të Superiores, që përfundoi në barazim 1-1.

Bardhezinjtë gjetën të parët avantazhin me anë të fantazistit Myrto Uzuni, në minutën e 30’, por korçarët reaguan menjëherë dhe vetëm katër minuta më vonë, rikthyen baraspeshën me anë të Gjergji Muzakës.

Për t’u përmendur është fakti që Skënderbeu luajti 20 minutat e fundit me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi i majtë, Abazaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.

Gjithsesi, ndonëse me 10 futbollistë, korçarët tentuan deri në fund të gjejnë golin e fitores dhe i shkuan disa herë pranë, por fillimisht Otto John dhe më pas Vangjeli, gabuan në tentativat për të shtyrë topin në rrjetën e Selmanit.

Edhe pas kësaj jave, korçarët mbeten në krye me 7 pikë, të ndjekur pikërisht nga kurbinasit me 5, në pritje të takimeve të tjera, që do të luhen nesër dhe të dielën.

—————–

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3

E premte, më 31 gusht, ora 19:45

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Laçi 1-1

Shënues: Muzaka 34′ / Uzuni 30′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka (Kaba Sambou 79′), Dita, Demte, Gripshi (Fili 70′), Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 79′). (Në dispozicion: Dajsinani, Pëllumbi, Ajzeraj, Lulaj). Trajner: Orges Shehi.

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Smaçi 70′), Lushkja, Shtubina, Xhixha (Altiparmakovski 81′), Uzuni. (Në dispozicion: Hasanbelli, Prengaj, Dragoi, Smaçi, Altiparmakovski, Toro). Trajner: Artan Mërgjyshi.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Ermal Barushi, Denis Rexha. Pas porte: Kridens Meta, Olsi Sokoli

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Arjan Mali

Kartonë të verdhë: Abazi 56′, 74′, Radas 76′ / Xhixha 55′
Karton i kuq: Abazi 74′ (2v)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.