Skënderbeu ka ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për të luajtur, në kupë përballë Kukësit në ndeshjen e kthimit.
Trajneri bardhekuq kërkon përqëndrim maksimal nga të besuarit e tij dhe mbi të gjitha finalen e kupës…
Shehi, pas fitores 2-1 sa e vështirë është kjo ndeshje?
Në të tilla ndeshje nuk ka rezultate të favorshme asnjëherë. Asnjëherë nuk je komod. Ne vijmë nga një humbje me rezultatin 2-1, por është një rezultat që na jep shpresë për të shkuar në finale.
Çfarë rëndësie ka kjo ndeshje?
Nuk diskutohet që ka rëndësi, madje edhe vështirësi, pasi është një takim përballë një ekipi që ka pretendimet e veta dhe mbi të gjitha një grup mjaft të mirë lojtarësh. Përpos të gjithave ne duhet të bëjmë maksimumin tonë për të shkuar në finale.
Si e keni përgatitur takimin?
Është një takim me një specifikë tjetër, dhe duhet të jemi me mend në kokë. Luajmë në Korçë pas një goli të shënuar në fushë kundërshtare dhe ka shumë vështirësi. Prandaj është një ndeshje që do shumë kujdes dhe ka shumë rëndësi. Ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të jemi dominuer. Duhet të jemi gjithashtu të kujdesshëm por mbi të gjitha duhet të shënojmë për ta ftuar ndeshjen.
Mbrojtja gjithnjë ka futur ujë këtë sezon. A do të mjaftojë për këtë takim që të mos pësoni?
Patjetër që mund të bënim më mirë. Na ka munguar agresiviteti dhe kemi pësuar gola mjaft. Kemi një mbrojtje të re dhe me lojtarë të rinj. Të shpresojmë që të mos ndodhë më.
Nesër duhet të shënoni…
Patjetër që të fitosh një ndeshje duhet të shënosh. Prodhojmë shumë, dalim para porte por nuk kemi qënë efikasë. Shpresoj që nesër të kemi një ekip agresiv në sulm. Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe jo vetëm këtë por të gjitha deri në fund të sezonit.
Premioja e vënë nga klubi iu motivon?
Është një motivim më shumë për ne. Duhet të arrijmë me çdo kusht europën këtë sezon dhe ndodhta kjo na bën që të jemi më të mobilizuar. Ne kemi objektivin tonë europën, pavarësisht se çfarë rruge do të ndjekim. Për çdo gjë do të kemi premio dhe duhet të jemi të përqëndruar për të bërë mirë.
A ka presion tashmë tek futbollistët?
Në gjirin tonë kemi lojtarë që kanë dalë kampionë. Nëse këta lojtarë hyjnë në presion do të jetë gabim i madh. Ndeshjet kanë emocin dhe adrenalinë, por nëse hyjmë në presion atëherë nuk jemi askund. Unë jam i bindur që ekip do të jetë në maksimum dhe jo në presion.
Europa është e arritshme?
Po të mos ishte e tillë nuk doi ta kërkonim. Kemi një ndeshje kupe për të luajtur dhe më pas javët e kampionatit. Jemi në garë në dy frontet dhe do të bëjmë çmos për ta arritur.