Shirit kapiteni, lojtari me moshën më të madhe në skuadër dhe padyshim një prej shtyllave të Skënderbeut. Marko Radas ka fituar aq shumë në Korçë dhe gëzon një status, që e bën të mos fshihet edhe përballë atyre që janë temat më të nxehta në skuadër. Nga të rinjtë e shumtë, të ulja e cilësisë krahasuar me një vit më parë. Mbrojtësi kroat flet në mënyrë të drejtë për drejtë, ku edhe pse pranon që Skënderbeu nuk është më aq i fortë sa skuadra që dominoi sezonin e kaluar, ka cilësi për të bërë mirë.
TË RINJTË – “Normalisht që është pak ndryshe tani, sepse ikën pesë-gjashtë lojtarë me eksperiencë. Këtu jemi unë, Muzaka, Kristi. Ekipi ka shumë lojtarë të rinj, por mendoj se do të bëjmë një punë të mirë”.
LARGIMET – “Cili më mungon nga lojtarët e larguar? Sot mungoi realizimi, përqendrimi. Ata që ikën, ikën. Tani kemi lojtarë të rinj, nuk kemi çfarë të bëjmë”
OBJEKTIVAT – “Titulli? Kampionati sapo ka nisur Objektivi është ndeshja e radhës në Vlorë, por do ti marrim ndeshjet më radhë”.
GRUPI – “Nuk kemi nevojë për lojtarë të tjerë. Ndoshta një tjetër afrim për ta përforcuar ekipin. Mendoj që jemi një skuadër shumë e mirë. Ndoshta, jo aq të fort sa me lojtarët që kishim, por këta të rinj që janë do ta ndihmojnë ekipin”.