Radas: Do tentojmë finalen

Skënderbeu luan nesër gjysëmfinalen e kthimit ndaj Flamurtarit me shpresën se do të përmbysë rezultatin negativ të ndeshjes së parë.

I të njëjtit mendim është dhe zv. Kapiteni bardhekuq, Marko Radas i cili në prononcimin e zakonshëm para mediave është shprehur se ky takim ndryshon nga ai i kampionatit por Skënderbeu do tentojë të shkojë në finale.

”Sigurisht që ky takim nuk do të jetë njësoj si ai i kampionatit ku fituam pastër 0-3 pasi kupa dhe kampionati kanë specifika të ndryshme. Normal mbetet një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër në Vlorë por ne do të bëjmë maksimumin dhe do të tentojmë të rikuperojmë rezultatin negativ të ndeshjes në Korçë. Një gol diferencë nuk është shumë”

TROFEU I MUNGUAR – “Kemi 7 vite të suksesshme por asnjëherë nuk e kemi fituar kupën, normal që na mungon ky trofe dhe nesër do bëjmë gjithçka për ti shkuar deri në fund”

I pyetur nga përfaqësuesit e mediave nëse Skënderbeu ka presion në prag të ndeshjes në Vlorë, Radas i cili nesër do të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të Shehit u përgjigj shkurtimisht: “Skënderbeu nuk ka presion në asnjë fushë. Presion mund të ketë nesër por e sigurt është që nuk do ndikojë në rezultatin përfundimtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.