Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Partizanit në tansfertë, i vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
Pasdite u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’, ku stafi teknik dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.
GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja dhe stafi teknik duhet të bëjë në këtë takim sërish pa kapitenin Shehi i cili do të jetë i gatshëm për të luajtur javën e ardhshme. Sowe mbetet jashtë për shkak dëmtimi ndërkohë që në dyshim mbetet dhe James Adeniyi i cili ka filluar vrapimet pas tërheqjes në kofshë por nuk është rikuperuar plotësisht. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale”.
——————————————
Kategoria Superiore / Java 30
Partizani – Skënderbeu
23 prill, e henë / Ora 19:00
Stadiumi ‘Selman Stermasi’.