Përgatitjet ‘anti-Luftëtari’ – Grupi i plotë

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet në kuadër të takimit të javës së 35-të ndaj Luftëtarit në transfertë.

Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik, në mesditë u zhvilluar një seancë stërvitore në ‘Tropikal Resort’. Tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit taktike të besuarve të tij në prag të sfidës.

——————-

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

GJENDJA E EKIPIT – ”Gjatë përgatitjeve disa ditore në ‘Tropikal’ grupi është shfaqur i plotë dhe të gjithë lojtarët kanë qënë në dispozicion të trajnerit Daja ndërkohë që për këtë takim janë grumbulluar dhe 2 talentet, Uerdi Mara dhe Jorgo Pëllumbi të cilët kanë mbyllur angazhimet sezonale me ekipin under19”.

Ashtu si edhe ndaj Teutës, klubi do vazhdojë t’iu besojë dhe në dy takimet e mbetura lojtarëve me më pak minuta në dispozicion duke i inkurajuar për të treguar kualitetin dhe vlerat e tyre më të mira.

Ekipi do të grumbullohet në orët e mbrëmjes në Gjirokastër.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 35

Luftëtari – Skënderbeu

Nesër, e shtunë / Ora 16:00

Stadiumi ‘Gjirokastra’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.