“Përgatitjet anti-Luftëtari, 2 mungesa”

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për takim e parë 8-të sezonal ndaj Luftëtarit në transfertë, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite në ‘Tropikal Resort’ një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Teutës.

GJËNDJA E EKIPIT – “Grupi i plotë në dispozicion të trajnerit me përjashtim të Marko Radas i cili do të vuajë pezullimin 1-javor për shkak kartonash dhe Demte Beneyam i cili është grumbulluar ditën e sotme me kombëtaren e Etiopisë ndërkohë në dispozicion të trajnerit rikthehet Kabba i cili shleu pezullimin si pasojë e kartonit të kuq ndaj Teutës.”

———————————

Lojtarët e grumbulluar: Teqja, Vangjeli, Aliti, Abazi, Dita, Muzaka, Bregu, Gripshi, Krasniqi, Dajsinani, Fili, Hoxha, Oto John, Lulaj, Guedj, Guindo, Kabba Sambou, Ziko.

Ekipi do të grumbullohet sot në orët e mbremjes në qytetin e Gjirokastrës.

———————————

Kategoria Superiore / Java 8

Luftëtari – Skënderbeu

E dielë, 07 Tetor / Ora 13:45

Stadiumi “Gjirokastra”

#forcaujqër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.