Ekipi ka lënë pas festën e titullit kampion dhe prej sot po mendon për finalen e kupës së Shqipërisë ndaj Laçit.
Ujqërit janë grumbulluar sot në rezidencën ‘Tropikal Resort’ në Durrës ku në orët e pasdites zhvilluan një seancë përgatitore në kuadër të finales ndaj Laçit.
GJËNDJA E EKIPIT – “Asnjë mungesë për stafin teknik. Trajneri Daja ka pasur grupin e plotë në dispozicion. Me grupin u bashkua sot sulmuesi Ali Sowe i cili kaloi me sukses dëmtimin e pësuar ndaj Luftëtarit dhe do të jetë i gatshëm për finalen e madhe”.
Stafi teknik ka progamuar për nesër pasdite një seancë të karakterit taktik ku trajneri do të ketë mundësinë të japë direktivat e fundit në prag të ndeshjes.
—————————
Kupa e Shqipërisë / Finale
Skënderbeu – Laçi
Të dielë, 27 maj / Ora 19:00
Stadiumi ‘Elbasan Arena’