Ekipi ka zbritur sot në fushën me bar sintetik të kompleksit sportiv ku zhvilloi një seancë stërvitore.
Ekipi u stërvit sot në dy grupe. Pjesa e lojtarëve që patën pak minuta në dispozicion ndaj Teutës zhvilloi një seancë stërvitore ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë rikuperuese nën kujdesin e stafit mjekësor.
GJËNDJA E EKIPIT – ”Me grupin priten të bashkohen Osmani dhe Nimaga. Vangjeli nuk është i disponueshëm për takimin e radhës për shkak kartonash ndërkohë që mbrojtësi Bajram Jashanica do të qëndrojë pushim deri në sa të shihen rezultatet e rezonacës. Mbrojtësi dëmtoi ndaj Teutës kupën e gjurit por pasi u mjekua në spitalin rajonal të Korçës nuk ka ndjerë shqetësime të mëtejshme. Mbrojtësi është këshilluar të pushojë 4-5 dite dhe më pas të kryhet rezonaca. Dëmtimi nuk mendohet të jetë shumë i rëndë dhe Jasha mund të rikthehet në fushë në rastin më të mirë pas 3 javësh”
Pas përfundimit të seancës stërvitore në Korçë, ekipi ka udhëtuar drejt Durrsit ku do të grumbullohet në ‘Tropikal Resort’, atje ku do të zhvillohen dy ditë përgatitje për takimin e radhës në kampionat ndaj Kamzës.
—————————
Kategoria Superiore
Kamza – Skënderbeu
18 shkurt / Ora 14:00
Stadiumi ‘Kamëz’