Përgatitjet ‘anti-Kamza’ në Korçë

Vetëm 24 orë pas fitores ndaj Flamurtarit në transfertë, ekipi është rikthyer në Korçë dhe menjëherë ka zbritur në fushë duke nisur zyrtarisht përgatitjet për takimin e radhës ndaj Kamzës.

Fillimisht nën drejtimin e stafit teknik me në krye trajnerin Daja, ekipi ka zhvilluar një analizë për takimin e djeshmëm dhe më pas i është drejtuar fushës stërvitore me bar natyral.

Ekipi është stërvitur sot me 2 grupe. Pjesa e lojtarëve të cilët e nisen si titullarë ndaj Flamurtarit zhvilluan një seancë rikuperuese nën kujdesin e stafit mjekësor ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë nën drejtimin e stafit teknik.

GJËNDJA E EKIPIT – “Bruno Dita do të jetë mungesa e vetme ndaj Kamzës. Mesfushori ka pësuar një tërheqje të lehtë në kofshën e djathtë dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin pas 6 ditësh. Vlen të theksohet se sot me grupin janë bashkuar kapiteni Orges Shehi dhe Sabjen Lilaj”.

———————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

—————————————

Kategoria Superiore / Java 29

KF Skënderbeu – Kamza

14 prill, e shtunë / Ora, 19:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.