Një ditë pas takimit në Shkodër, ekipi është grumbulluar në Korçë ku do të zhvillojë përgatitjet për gjysëmfinalen e parë ndaj Flamurtarit.
Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik, ekipi fillimisht zhvilloi një video analizë të humbjes në Shkodër dhe më pas lojtarët i janë drejtuar fushës ku u zhvillua një seancë stërvitore.
Ekipi u stërvit sot në grupe, ku lojtarët të cilët e nisën si titullarë zhvilluan një seancë rikuperuese nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit mjekësor ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve zhvilloi një seancë të plotë nën drejtimin e Zv. Trajnerit Ard Mema dhe Gentjan Liçi.
GJËNDJA E EKIPIT – “Të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion të stafit me përjashtim të kapitenit Shehi i cili do të nisë nesër vrapimet në fushë ndërsa Sabjen Lilaj do të nisë fazën e rehabilitimit pas dëmtimit të tendinës.
Përgatitjet për takimin ndaj Flamurtarit do të fillojnë nesër, vetëm 2 ditë kohë në dispozicion të stafit për të përgatitur gjysëmfinalen e parë.
———————————————
Kupa e Shqipërisë / Gjysëmfinale
Skënderbeu – Flamurtari
4 prill, e mërkurë | ora 17:00
Stadiumi ‘Skënderbeu’