Daja: Objektiv, të sjellim 2 trofe në Korçë

Trajneri bardhekuq, Ilir Daja ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur interesit të medias në prag të takimit ndaj flamurtarit.

Trajneri u shpreh për mediat e pranishme në stadiumin ‘Skënderbeu’ se pret nga ekipi të ripërqëndrohet për të mbyllur me sukses fazën finale të sezonit.

GJËNDJA E EKIPIT – ”Jemi në ditën e fundit të përgatitjeve për gjysëmfinalen. Nuk jemi në aspektin e duhur paikologjik dhe kemi disa mungesa të rëndësishme si dhe disa lojtarë të tjerë janë në pikëpyetje duke përmendur Vangjelin, Osmanin dhe Radas të cilët kanë probleme shëndetësore por mbetet për tu parë dhe seanca e fundit për të përcaktuar lojtarët që do të startojnë nesër”.

FLAMURTARI – “Është një ndeshje e vështirë për vetë faktin se kupa është me sistem eleminimi, ndaj duhet të jemi të kujdessh në të dy fazat e lojës për të bërë të mundur arritjet e objektivit tjetër të klubit, fitimin e kupës”.

GJËNDJA PSIKOLOGJIKE – “Do mundohemi të gjithë si staf dhe lojtarët ta kalojmë këtë gjëndje dhe për tu përqëndruar tek ajo që është më e rëndësishme për ne, kuadrati i fushës”.

ROTACIONI – “Do të thoja që çdo lojtar i Skënderbeut është këtu sepse ka një meritë në karrierën e tij. Edhe ata lojtarë që kanë pasur një minutazh të vogël duhet të tregojnë nesër se janë këtu për të bërë më të mirën qoftë për vetem e tyre, qoftë për skënderbeun”.

KUPA E SHQIPËRISË – “Është një trofe i munguar për klubin dhe ne do luftojmë fort për ti sjellë këtij qyteti të mrekullueshëm të dy trofetë në fund tē sezonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.