Përgatitjet ‘anti-Flamurtari’ – Gjëndja e ekipit

Ekipi është grumbulluar sot në rezidencën ‘Tropikal Resort’ në Durrës, atje ku do të zhvillojë 2 ditë përgatitje në prag të gjysëmfinales së kthimit ndaj Flamurtarit, e vlefshme për kupën e Shqipërisë.

Të besuarit e tajnerit Daja kanë zbritur sot pasdite në fushën stërvitore të ‘Tropikal Resort’ ku kanë zhvilluar një seancë të karakterit tekniko-taktik.

GJËNDJA E EKIPIT – “Bruno Dita vijon rikuperimin pas tërheqjes së pësuar në Vlorë. Mesfushori prej sot do të nisë vrapimet dhe mendohet të jetë gati për takimin e javës së ardhshme në kampionat ndaj Partizanit. James Adeniyi do të jetë mungesa e dytë për trajnerin Daja në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Flamurtarit. Nigeriani zhvilloi sot një kontroll të detajuar mjekësor dhe rezultoi të ketë pësuar një tërheqje të gradës së parë, çka e detyron sulmuesin bardhekuq të qëndrojë 7 dëri në 10 ditë jashtë grupit. Pjesa e tjetër e ekipit është shfaqur në gjëndje optimale në prag të sfidës”.

Përgatitjet anti-Flamurtari do të vijojnë nesër në mesditë ndërkohë që në orët e mbrëmjes, ekipi do të grumbullohet në Vlorë.

————————————————

Kupa e Shqipërisë / Gjysëmfinale

18 prill, e mërkurë | Ora 18:30

Stadiumi ‘Flamurtari’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.