Mesfushori Korçar, Jorgo Pëllumbi ka marrë sot ftesën zyrtare nga trajneri i kombëtare Shqiptare U19, Erion Bogdani.
Pëllmbi do të grumbullohet me ekipin kombëtar U19 në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj përfaqësueses së Kazakistanit mosha U-19, ndeshje të cilat do të zhvillohen në qytetin e Lushnjes në datën 24 dhe 27 mars 2018.
Prej muajit janar të këtij viti 18 vjeçari Pëllumbi është pjesë e moshave kuqezi madje për tu përmëndur grumbullimi i tij në Turneun miqësor ‘Roma Caput’ ku pati një performacë mjaft pozitive.
KF Skënderbeu u uron Pëllumbit dhe ekipit përfaqësues drejtuar nga Erjon Bogdani shumë suksese në dy ndeshjet e radhës ndaj Kazakistanit.