Skënderbeu fitoi ditën e dielë ndaj Luftëtarit duke shkuar në pushimin ndërkombëtar me +15 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt.
Mbrojtësi bardhekuq, Tefik Osmani në një prononcim për ‘Sport Ekspres’ është shprehur se kjo diferencë ka erdhur pasi ky ekip disponon një grup të shkelqyër lojtarësh të cilët kanë bërë deri më tani një super kampionat.
”Skënderbeu ka një grup të shkëlqyer lojtarësh, dhe këtë nuk e them vetëm unë. Ky grup kaq cilësor ka bërë që të kemi këto rezultate. Kemi bërë një super kampionat, titulli është afër por do festojmë kur ta mbyllim matematikisht. Mezi e presim atë ditë. Kemi ditur të mbajmë ritmin nga fillimi i kampionatit deri më tani. Jemi gjithmonë me ’këmbë në tokë’ pavarësisht superioritetit. Presim të qetë trofeun dhe e duam njësoj si të ishte i pari”.
I pyetur mbi paragjymet, Osmani do të shprehej shkurtimisht: “Këto thashetheme po ndikojnë tek performanca jonë por ua kemi treguar vëndin. Ju garantoj se Skënderbeu do të jetë i njëjti deri në fund dhe do vlerësojë njësoj çdo rival”.