Ekipi vijon prej ditës së hënë, përgatitjet për takimin e së shtunës në transfertë ndaj Laçit.
Ujqërit zhvilluan sot pasdite tek anekset e stadiumit, seancën e fundit stërvitore në Korçë, pasi nesër ekipi do të udhëtojë drejt Durrsit ku do të vijojë përgatitjet anti-Laçi.
———————
FOTOGALERI
GJËNDJA E EKIPIT – “Tefik Osmani rrezikon të mungojë ndaj Laçit. Mbrojtësi ka ndjerë shqetësime fizike gjatë takimin ndaj Kukësit, duke u detyruar të lerë fushën e lojës. Osmani ka qëndruar pushim gjatë këtyre ditëve dhe nesër do të kryejë një rezonacë për të kuptuar nëse do të mund të bashkohet me grupin. Gjatë seancës të zhvilluar sot pasdite, ka munguar dhe Marko Radas i cili ka ndjerë shqetësime në shpinë dhe u rekomandua nga stafi mjekësor të pushojë. Gjithsesi asgjë për tu shqetësuar pasi Marko pritet të bashkohet me ekipin gjatë përgatitjeve në Tropikal Resort”.
Përgatitjet për takimin e radhës ndaj Laçit do të vijojnë nesër pasdite në rezidencën e kampionëve në Durrës, ‘Tropikal Resort’.
—————————————
Kategoria Superiore / Java 32
KF Laçi – Skënderbeu
Të shtunë, 5 maj / Ora 16:00