Në ndryshim nga çfarë ishte programuar, hyrja në stadium për takimin e parë gjysëmfinal ndaj Flamurtarit do të jetë falas.
Klubi ka bllokuar shitjen e biletave ndërkohë që tifozët të cilët e kanë blerë tashmë biletën e ndeshjes mund ta rikthejne pranë pikave të shitjes ose mund ta përdorin në takimin e ardhshëm që ekipi luan në Korçë.
Ftojmë tifozët të mbështesin maksimalisht ekipin në këtë takim mjaft të rëndësishëm në rrugën drejt trofeut të munguar.
———————————————
Kupa e Shqipërisë / Gjysëmfinale
Skënderbeu – Flamurtari
Nesër, e mërkurë / Ora 17:00
Stadiumi ‘Skënderbeu’