Ndaj Besëlidhjes luhet në Kavajë

Skënderbeu do të përballet nesër me Besëlidhjen në kuadër të turit të 2-të të kupës së Shqipërisë.

Takimi i kthimit do të luhet në stadiumin ‘Besa’ të Kavajës, nesër, ora 13:00. Zgjedhje kjo e klubit në marrëveshje dhe me ekipin Lezhjan për të shmangur lodhjen dhe udhëtimet duke pasur parasysh që të shtunë luajmë sërish në transfertë ndaj Lushnjës.

Ekipi vijon përgatitjet në ‘Tropikal Resort’ për dy ndeshjet e radhës në kampionat dhe kupë ndërkohë që stafi teknik ka programuar një seancë stërvitore sot pasdite ku tekniku Daja do të japë dhe instruksionet e fundit taktike në prag të ndeshjes.

Takimi i parë ndaj Besëlidhjes u mbyll me fitoren minimale 0-1 të Ujqërve me gol të Shend Kelmendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.