Uerdi Mara, talenti bardhekuq zhvilloi ditën e djeshme një 90’ minutësh të shkëlqyer ndaj Mamurrasit jo vetëm duke shënuar dy nga 9 golat por edhe duke shfaqur cilësi mjaft të mira në organizim.
Në një prononcim për shtyp pas ndeshjes, Mara u shpreh u lumtur që shënoi dhe theksoi se tashmë po ëndërron debutimin e tij me ekipin e parë në superiore.
Uerdi Mara: “Mund të them se ishte një paraqitje pozitive e imja. Pas golave të shënuar sot ndihem më lirshëm dhe më i qetë nga ana psikologjike . Them se do më shërbejnë për të ardhmen. Shpresoj që po. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi dhe të vijnë edhe gola të tjerë nga unë. Punoj çdo ditë që të jem në një formë sa më të mirë. Gjë e cila më shërben mua personalisht por edhe ekipit. Uroj që ajo ditë të vijë shumë shpejt. E ëndërroj çdo ditë një debutim timin me ekipin në Superligë. Besoj se dita kur do jem protagonist do jetë e afët dhe e pres me padurim”, U shpreh Mara për mediat.