Kupa “Pavarësia 2018”, triumfon Struga

Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit në ditën e festës kombëtare të pavarësisë. Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës.

Në ndeshjen e parë gjysëmfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje të luftuar që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penallti 6-5.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, Ujqërit janë mposhtur minimalisht 1-0 nga Struga e cila siguroi finalen e madhe duke shfrytëzuar mjaft mirë rastin e vetëm të krijuar gjatë takimit i cili zgjati 45 minuta.

Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Struganëve, që bëhen në këtë mënyrë fitues të Kupës Pavarësia 2018.

Trofeu u dorëzua nga anëtari Komitetit Ekzekutiv Vasil Bici, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës Bekim Rexhepi dhe Lysien Nurishmi, drejtues i sektorit të garave në FSHF.

Çmimet:

Fitues i trofeut: FK Struga

Ekipi “Fair-Play”: 2 Korriku

Lojtari më i mirë: Nijaz Lena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.