“Aktobe, rivali i 4-rt në Antalya”

Klubi ka mbyllur sot ditën e 6-të të përgatitjeve në Antalya ndërkohë që me kërkesë të stafit teknik duke marrë parasysh faktin që kthimi në Shqipëri u shty për datën 19 janar, drejtuesit e klubit kanë prgramuar një test tjetër miqësor.

FC Aktobe nga Kazakistani do të jetë rivali i 4-rt i Ujqërve në Turqi. Takimi është programuar të zhvillohet në datën 18 janar, ora 15:00 (Ora Shqiptare) në Titanic Kundu Stadium.

Takim mjaft i vlefshëm për stafit teknik i cili do të ketë mundësinë të zhvillojë një test final, 24 orë përpara rikthimit në shqipëri.

Aktobe e mbylli sezonin në vëndin e 9-të në superligën Kazake pas 33 javësh ndërkohë që po zhvillon në Antalya fazën përgatitore për sezonin e ri.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy klubeve.

——————————

Antalya Training Camp

KF Skënderbeu – FC Aktobe

18 janar 2018, ora 15:00

Titanic Kundu Stadium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.