“IFFHS: Skënderbeu i 47-ti në botë”

Një ngjitje e jashtëzakonshme e Skënderbeut në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll, e cila ka publikuar sot klasifikimin e 400 klubeve bazuar në statistikat dhe rezultatet për vitin 2017-të.

Ekipi korçar mban vendin e 47 në rënditje bashkë me AEK Athens duke përmirësuar klasifikimin me 378 pozicione nga viti 2016. Paraqitja e mirë në Europa League ka ndikuar në këtë klasifikim që përllogarit edhe rezultatet në kampionatin vendas.

Natyrisht një fitore apo një barazim në nivele ndërkombëtare vlen më shumë, pasi ruajti edhe pathyeshmërinë në shtëpi në këtë sezon të kupave të Europës. Skënderbeu le pas shumë ekipe të njohur si Borussia Dortmund, Ajax e Schalke apo edhe Partizan Beograd që e mbylli në vendin e dytë në grupin e Europa League.

Në këtë listë me 400 ekipe nga e gjithë bota është edhe Kukësi që renditet i 306. Klasifikimi udhëhiqet nga Real Madrid, fitues i kampionatit në Spanjë, Champions League dhe Botërorit të Klubeve.

Një rekord dhe vlerësim absolut për klubin bardhekuq që dëshmojnë edhe një herë se viti që lamë pas ishte më i miri në bazë të statistikave dhe rezultateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.