Idriz Toskiç prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.
23-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh për 1 vit e gjysëm me klubin bardhekuq
Toskiç ka mbërritur ditën e djeshme në Korçë ndërkohë që sot u bashkua me grupin në stërvitje në seancën e parë përgatitore në kuadër të takimit ndaj Partizanit.
Malazezi luan në qëndër të mesfushës dhe është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Asanit dhe Taipit.
————————
PASHAPORTA:
Datëlindja: 12 Tetor 1995 (23)
Vëndlindja: Molfetta, Italy
Shtetësia: Montenegro & Italy
Gjatësia: 1.76
Welcome Idriz!