Skënderbeu ka zhvilluar sot testin e dytë miqësor në Antalya ndaj Besiktas JK, takim i mbyllur me fitoren minimale 3-2 të Turqve.
Trajneri Daja e nisi takimin e lojtarët më të mirë në dispozicion. Besiktas do të kalonte fillimisht në avantazh me Pekmentek në të 16’ minutë duke gjetur të papërgatitur lojtarët të cilët ndodheshin pranë Jashanicës së dëmtuar.
Arbitri akordoi gol por stafi teknik i Besiktas urdhëroi ekipin të linte Sowe të shënonte për të respektuat Fair Play. Një gjest madhështor i ekipit Turk.
Pas barazimit, ekipi bardhekuq do të kontrollonte lojëm duke ju afruar 3 herë golit të avantazhit me Lilaj dhe Gazavaj por fraksioni i parë i lojës u mbyll me rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë do të niste sërish me ujqërit në sulm por ishte ekipi i Besiktas që do të gjente 2 herë golin fillimisht me Petmentek 52’ dhe më pas me Alvaro Negredo i sapo futur në lojë në minutën e 62’ të ndeshjes.
Trajneri Daja bën disa zëvëndësime duke futur në fushë: Gripshin, Sahiti, Aliti, Dita, Demte.
Pavarësisht disavantazhit prej dy golash ishin sërish të besuarit e trajnerit Daja që kontrolluan lojën por goli do të vinte vetëm 1’ minutë nga fundi, atje ku Lilaj gjen golin e dytë me një 11 metërsh të fituar nga Gavazaj.
Mbyllet gjithçka 3-2 në favor të Besiktas por me një performancë mjaft pozitive të Skënderbeut.
———————
Antalya Training Camp
Friendly Match / Gloria Sports Arena
Besiktas JK 3-2 KF Skënderbeu
Shënues: Pekmentek 16’ 52’ Negredo 62’ / Ali Sowe 17’ Sabien Lilaj 90’
Formacioni: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.
U aktivizuan: Demte, Sahiti, Aliti, Dita, Gripshi.