“Grupi i plotë ndaj Laçit”

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për takim e 12-të sezonal ndaj Laçit në transfertë, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot paradite në ‘Tropical Resort’ një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Kurbinasve.

———————————

Moment gjatë seancës zhvilluar sot paradite…

GJËNDJA E EKIPIT – “Grupi i plotë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik në prag të ndeshjes. Të gjithë lojtarët kanë shfaqur gjëndje optimale gjatë seancës së fundit zhvilluar në Durrës”

———————————

Kategoria Superiore / Java 12

Laçi – Skënderbeu

E Mërkurë, 7 Nëntor / Ora 14:00

Stadiumi “Selman Stermasi”

#forcaujqër

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.