Zenel Gavazaj dhe Mohammad El-Kayed, janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq.
Të dy lojtarët kanë mbërritur sot në Korçë ku pas prezantimit zyrtar janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.
Zenel Gavazaj ka nënshkruar me klubin kontratë 3 vjeçare ndërkohë që El Kayed është pjesë e klubit prej janarit 2018 ku firmosi deri në 30 qershor 2020 dhe më pas u huazua tek Trepça 89’ në Kosovë.
Zenel Gavazaj është vetëm 18 vjeç, pjesë e regullt e kombëtares kuqezi under-19 ndërsa sezonin e fundit luajti për Lirinë e Prizrenit duke zhvilluar një super sezon. Talent i padiskutueshëm, Gavazaj për Gavazaj në krahun e djathtë të mesfushës. E veçanta? Mund të luajë mjaft mirë me të dyja këmbët dhe të përshtatet dhe në krahun e majtë.
Mohammad El-Kayed, 21 vjeç, me nënshtetësi Suedeze është pjesë e ekipit përfaqësues under 23 të Palestinës luan si mesfushor organizator por në karrierë ka provuar të luajë dhe në krah si dhe në majë të sulmit.
Welcome Gavazaj & El-Kayed!