Pas 24 orësh pushim, ekipi i është rikthyer sot përgatitjeve për kampionat në ‘Tropikal Resort’.
Ashtu siç ishte programuar lojtarët janë grumbulluar sot në Durrës ku do të vijojnë përgatitjet për takimin e radhës në kampionat ndaj vllaznisë.
Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik, ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në orët e pasdites në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’.
GRUPI – “Përveç Kapitenit Shehi, mungon dhe Sabjen Lilaj i cili la grumbullimin me ekipin kombëtar pas një lëndimi. Pas kontrollove mjekësore rezultoi se Lilaj ka pësuar një ropturë të pjesshme të tendinës së ‘akilit’ dhe do të mungojë 2 deri në 3 javë. Me ekipin pritet të bashkohet nesër Gavazaj ndërsa të mërkurë rikthehet dhe Fidan Aliti pas grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës”.
——————————
Vllaznia – Skënderbeu
31 mars, e shtunë / ora 14:00
Stadiumi ‘Loro Boriçi’