Ekipi prej 11 ditësh po zhvillon përgatitjet intesive në Antalya të Turqisë, ku janë zhvilluar dhe 3 takime miqësore.
Nën drejtimin e trajnerit Daja dhe stafit teknik sot u zhvillua vetëm një seancë stërvitore si pasojë e ngarkesës dhe faktit që ekipi luajti die ndaj Viitorul.
Ekipi u nda sot në dy grupe, ku pjesa e lojtarëve që luajtën tillullarë zhvilluan një seancë riaftësimi në palestër ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë.
Mungesa e vetme është ajo e Suad Sahiti i cili ka udhëtuar drejt Tiranës si pasojë e një tërheqje Muskulare.
Për nesër janë programuar dy seanca stërvitore në fushë ndërkohë që në datë 18 janar do të zhvillohet dhe testini fundit miqësor në Antalya ndaj Kazakëve të Aktobe.