Ekipi ka mbyllur sot në mesditë përgatitjet për takimin e radhës të kategorisë superiore ndaj Laçit.
Stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja kanë dhënë sot instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në anekset e stadiumit.
GJËNDJA E EKIPIT – “Stafi teknik do të ketë grupin e plotë në dispozicion për takimin e radhës përveç Tefik Osmanit i cili është pezulluar me një ndeshje për shkak kartonash. Me ekipin rikthehen Sabjen Lilaj dhe Orges Shehi të cilët janë plotësisht gati për takimin e radhës”.
Menjëherë pas seancës stërvitore, ekipi është grumbulluar ndërkohë që trajneri Daja ka programuar një video analizë të kundërshtarit në orët e mbrëmjes.
———————————
Kategoria Superiore
Skënderbeu – Laçi
Nesër, e dielë / Ora 14:00
Stadiumi ‘Skënderbeu’