Ekipi ka mbyllur sot në ambjentet e ‘Tropikal resort’ përgatitjet për takimin e javës së 22-të ndaj Kukësit në tansfertë.
Trajneri Daja dhe stafi teknik ka dhënë sot këshillat e fundit lojtarëve në prag të ndeshjes, gjatë seancës stërvitore të zhvilluar paradite në Durrës.
GRUPI – “Trajneri Daja duhet të bejë në këtë takim sërish pa Sabjen Lilaj ndërkohë që në dyshim mbetet Tefik Osmani pēr shkak të një kontraktimi fizik të pësuar ndaj Partizanit. E sigurtë është edhe mungesa e Marko radas i cili fuan pezullimin 1 javor për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave. Stafi mjekësor ka riaftësuar plotësisht Vangjelin, Micin, Vilën dhe Muzakën për këtë takim”
Gjatë orëve të mbrëmjes ekipi do të akomodohet në Kukës në prag të ndeshjes.
—————————
Superliga / Java 22
Kukësi – Skënderbeu
28 shkurt / Ora 14:00
Stadiumi ’Zeqir Ymeri’