Pas barazimit me Partizanin, ka folur për mediat dhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja i cili ndër të tjera u shpreh se është i kënaqur me ritmin e ekipit pas minutës së 60-të.
“Skënderbeu nuk hyn për barazim në lojë, por edhe barazimi me Partizanin është i mirë, na pëlqen fakti që pas minutës së 60 e mbajmë kundërshtarin nën presion”
LODHJA – “E nisëm pak keq, pasi e ndjenim lodhjen por me kalimin e minutave e kapëm ritmin. Jemi të lodhur pak nga ndeshja me Dinamon. Mungesa e Vangjelit ndikoi pak për dhënien e impulsit. Rezultati më i drejtë ishte barazimi, jemi mirë.Që nga dillimi i kampionatit kemi patur një ngjeshje të ndeshjeve, pasi kemi luajtur çdo 2-3 ditë. Nga ana tjetër është pozitive, pasi ekipi ka një ritëm tjetër”.
KALENDARI – “Pasnesër ndeshemi për kupë, me Besëlidhjen, si klub kemi vendosur që të fusim lojtarët që kanë pak minutazh. Për t’i dhënë kohë pjesës tjetër, pasi ndeshja me Kukësin është shumë vendimtare, fitorja do të ishte dhe një bonus psikologjik”.