Në prononcimin e tij pas ndeshjes në Kukës, tekniku bardhekuq u shpreh i lumtur me mentalitetin e treaguar nga lojtarët dhe performancëm e Sowe.
“Jam i kënaqur me mentalitetin e fituesit që tregon ekipi. E morëm situatën nën kontroll edhe pas 2-0. Terreni nuk na lejonte të zhvillonim një futboll cilësor. Sot kishim shumë mungesa në formacionin bazë dhe lëvizje pozicionesh”
ALI SOWE – “E pyeta Sowen nëse bie dëborë edhe në vendin e tij. Sowe ka qenë pikë e fortë e jona, i kërkova Muzakës dhe Jamesit ta mbështesnin më shumë. Sot Sowe bëri diferencën, por jam i kënaqur nga i gjithë ekipi që tregoi forcë karakteri.Veprimet e Sowe ishin individuale, por sigurisht një lojtar nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Sot ai bëri diferencën, për të furnizuar linjat e dytë dhe për të dhënë asiste. Edhe ekipi i ka krijuar kushtet që të shprehet në këtë mënyrë”
ROTACION – “E kemi tentuar me fillimin e kampionatit që t’u jepnim minutazh lojtarëve që kanë luajtur pak, pastaj morëm vendim që vendin e titullarit duhet ta fitojnë në stërvitje. Ndonjë që ka patur pak minutazh, por shprehet mirë, vendin e ka të hapur, duhet të tregojë vazhdimësi.Nimaga sot luajti mirë dhe nëse do të vijojë kështu do të ketë fanellë titullari.”