Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur pas fitores ndaj Flamurtarit në prononcimin e tij te zakonshëm për mediat.
”E kishim menduar vështirësinë e ndeshjes pasi luanim me ekipin ndjekës, pavarësisht diferencës. Gjatë pjesës së dytë shtuam forcat në sulm. Besoj që ishte nje fitore e merituar me një kundërshtar që është më I afërti në tabelën e klasifikimit.
11 pikë larg, një hap I sigurtë? Ajo që më bën të qetë në këto momente, është rikthimi I ekipit në ritmin e gjysmës së parë të sezonit. Po kapim ritmin dhe garancia është loja dhe kontigjenti I gatshëm. Kemi bërë një rrugëtim të mirë deri këtu por duhet të vazhdojmë ta thellojmë më shumë këtë distancë”.