Skënderbeu përmbys Laçin në shtëpi, duke i marrë 3 pikët, ndërsa në përfundimit të takimit, trajneri Daja dha një intervistë për emisionin “Gol pas Goli”, ku komplimentoi skuadrën e tij për ndeshjen e zhvilluar.
Fituat me përmbysje, pas një pjese të parë të dobët. Çfarë ju thatë futbollistëve në dhomat e zhveshjes?
“E dinim që sot na priste një ndeshje e vështirë. Laçi vinte nga një humbje në Shkodër dhe do reagonte fortë. Kemi pasur probleme. Mungonte Daja dhe Turtulli. Kemi spostuar Ditën dhe kemi pasur probleme në koordinimin e mbrojtës. Kemi ndryshuar manovrën në pjesën e dytë. Na ka ndihmuar dhe goli i shpejtë. Futbollistët asnjëherë nuk u dorëzuan. Pavarësisht disavatazhit.
Skema me 2 sulmues…
Nëse do ndërrojmë modulin me 4-4-2 duhet që të gjithë futbollistët të vrapojnë, ndryshe krijohen hapësira shumë të mëdhaja. Duke rritur gjendjen fizike, mund ta përdorim edhe skenën 4-4-2. Mund ti lemë liri veprimi Bregut, por edhe ai duhet të na ndihmojë.
Mos vallë iu duhet një qendërmbrojtës?
Sot kishim Vitian, kemi mungesën e Turtullit. Presim një qendërmbrojtës tjetër që këto 2-3 ditë mund të jetë pjesë e ekipit. Rikthimi i Jashanicës do t’i jepte shumë qetësi ekipit. Është një djalë i mrekullueshëm, përveç vlerave sportive.