Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitores 3-1 në Lushnjë dhe për Supersport.
“Në çdo fushë futemi për fitore. Çdo fitore i jep qetësi ekipit. Ditën e martë që do bëjmë analizën, secili lojtar do shikojë performancën me video. Në fushë hidhen të gjithë lojtarët që japin maksimumin. Nuk e kishim menduar fitore të lehtë, sikurse e tregoi loja. Duhet të përshtateshim me terrenin dhe duhet ta zgjidhnim që pjesën e parë, qoftë edhe më gjuajtje nga jashtë zone. Nuk e vendosëm në diskutim fitoren, por më shqetëson fakti që pësojmë nga goditjet standarde”.
LOJA – “Mendoj që mund të ndërhyhet në momentin që ekipi ka çbalancime, pavarësisht se nuk u përshtatën me terrenin. Nuk mundet që një ekip si Korça, që ka si element qarkullimin e topit, ta ndryshojë mënyrën e lojës me një ditë. Nuk luajmë me top të gjatë, por mund të tentonim me goditjet nga distanca”.
MANOVRA SSULMUESE – “Çdo lojtar, pavarësisht pozicionit, duhet të marrë pjesë në dy fazat e lojës. Kur kundërshtari nuk të shqetëson, veç pasit të gjatë, pak rëndësi ka pozicioni ku luan. Soue kishte probleme fizike, pasi ka pak që është rikthyer. Theksi i lojës tonë, përveç rezultatit, është edhe spektakli”
MERKATO – “Çdo ekip ka nevojë për merkato. Nuk do doja në numër, kemi nevojë në sulm, sepse duhet të kemi disa alternativa. Soue ishte shumë i ngarkuar dhe kur u dëmtua kishim probleme. Do mendojmë për sulmin dhe më pas do zbresim më poshtë, duke analizuar ku duhet të përforcohemi për të vijuar me rezultatet e mira”