Bursaspor, testi i parë miqësor

Pas dy ditësh përgatitje intesive në Antalya, ekipi do të zhvillojë nesër testin e parë miqësor në tokën Turke.

Do të jetë ekipi Turk i Bursaspor, rivali i parë i Ujqërve. Ndeshja do të zhvillohet, nesër, ora 13:00 me orën Shqiptare në ‘Titanic Deluxe Belek Stadium’.

Bursaspor e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit Turk me 25 pikë dhe ndodhet momentalisht në vëndin e 9-të në klasifikim.

Kjo do të jetë sfida e dytë mes dy klubeve. Bursaspor dhe Skënderbeu u ndeshën në 8 janarin e vitit të shkuar gjatë fazës përgatitore, takim i mbyllur në barazim 0-0 pas 90’ minutave.

———————————

Antalya Training Camp

Skënderbeu – Bursaspor

Stadiumi: Titanic Deluxe Belek / Ora 13:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.