Mesfushori i talentuar, Kristal Abazaj i cili në janar të këtij viti firmosi për klubin bardhekuq, ka bërë lëvizjen e madhe duke u transferuar tek gjigandët e Anderlecht, pa luajtur asnjë minutë me fanellën e Skënderbeut.
Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ prej ditësh po kryente bisedimet zyrtare me klubin Belg, bisedime të cilat u konkretizuan sot me firmën e Abazaj me Anderlecht për 3 sezonet e ardhshme me të drejtë rinovimi.
Konkretizimi i marrëveshjes u krye në prani të drejtorit të përgjithshëm të Anderlecht Z. Luc Devroe, menaxherit Shkumbin Qormemeti dhe drejtorit sportiv të Skënderbeut, Haris Fakiç.
Abazaj paraprakisht kaloi testet mjekësore dhe u njoh me ambjentet e klubit.
Me këtë levizje, KF Skënderbeu demostroi edhe një herë se tashmë i përket arenës së madhe të futbollit europian duke kryer një tjetër levizje të bujshme.
I urojmë Abazaj, shumë suksese me klubin e ri!