Skënderbeu prek titullin, pas fitores 1-0 sot ndaj Flamurtarit, me një gol nga Muzaka në fundin e takimit. Shumë ekuilibër në 45 minutat e parë, epërsi territoriale e Skënferbeut në të dytën dhe një gol i madh për korçarët, që tashmë janë +11 nga Flamurtari!
Në pjesën e parë korçarët nuk u shfaqën superiorë dhe Flamurtari kontrolloi mirë sulmin vendas. Asnjë goditje në kuadrat në 45 minuta, shenjë e ekuilibrit të jashtëzakonshëm dhe kujdesit ekstrem, por ritmi ishte i lartë dhe stadiumi Skënderbeu ka parë një pjesë loje të bukur.
Edhe në pjesën e dytë shumë ekuilibër fillimisht, por presioni Skënderbeut erdhi në rritje graduale, duke shtuar edhe situatat e rrezikshme, me Souenë që dha sinjalin e parë.
Zëvendësimet nuk ndryshuan asgjë në krahun vlonjat, me Skënderbeun që mbeti dominues në lojë, derisa 6 minuta para fundit erdhi goli. Gabim në vendosjen e mbrojtjes vlonjate, Jashanica fillimisht goditi shtyllën me kokë dhe më pas Nurkoviç nuk kishte çfarë të bënte, përballë dy kundërshtarëve në vijën fatale.
Fitore e madhe e Skënderbeut, që shkon +11!
Kategoria Superiore, java e 19-të
Ora 18:00, stadiumi Skënderbeu, Korçë
SKËNDERBEU – FLAMURTARI 1-0
Shënues: Muzaka 84′
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici; Osmani (Dita 87′), Lilaj, Muzaka; Gavazaj (Vila 90’+4), Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja
Të gatshëm: Teqja, Aliti, Demte, Gripshi, Sahiti.
Flamurtari: Nurkoviç; Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta; Useini, Zuka; Nedjelkoviç (Tunkara 67′), Muarem (Hoxhaj 76′); Danilo Alvesh; Busiç. Trajner: Shpëtim Duro
Të gatshëm: Sali, Deliaj, Bicaj, Hyseni, Ardit Hoxhaj, Kamara
Arbitra: Andi Koçi, Egin Doda, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj. Arbitra linje: Olsid Ferataj, Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Lilaj 58′, Mici 77′, Vangjeli 79′, Muzaka 90′ / Tunkara 90’+4