Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ bën goditjen e parë në merkato duke firmosur me sulmuesin 21-vjeçar Blerim Krasniqi.
Pasi ka arritur marrëveshjen me Apolloninë, klubi ka firmosur me Krasniqin një kontratë për 3 vite e gjysëm.
21 vjeçari i lindur në Kavajë ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Apollonisë duke shënuar 13 gola në 13 ndeshje në kupë dhe kampionat. Performanca e tij dhe golat kanë bindur drejtuesit e klubit të blejnë përfundimisht lojtarin.
Krasniqi u bashkua sot me ekipin në Antalya dhe menjëherë ka dalë në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Daja dhe stafit teknik.
—————————
Të dhënat e lojtarit:
Ditëlindja: 5 Korrik 1996 (21 vjeç)
Vëndlindja: Kavajë, Shqipëri
Pozicioni: Sulmues
Karriera:
Besa Kavajë 17 Ndeshje / 2 Gola
Apollonia 64 Ndeshje / 26 Gola
Shqipëria U19 3 Ndeshje / 2 Gola
#WelcomeKrasniqi