“Dita bashkohet me grupin”

Pas disa javësh pushim si pasojë e dëmtimit e ndaj Partizanit, Bruno Dita rikthehet të stërvitet me grupin.

Pasi pësoi frakturë në dorën e majtë, mesfushori vendosi në allçi parakrahun. Raportet mjekësore treguan një përmirësim të gjëndjes dhe stafi mjekësor vendosi që Dita të heqë allçine dhe ta zëvëndësojë me protezë karboni po ashtu si Sabjen Lilaj disa javë më parë, protezë që lejon lojtarin të stërvitet normalisht.

Dita gjatë kësaj përjudhe është stërvitur individualisht sipas një programi të paravendosur nga stafi teknik ndërkohë që sot zhvilloi një seancë të plotë stërvitore me grupin.

24 vjeçari do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja për ndeshjen e radhës dhe të fundit për këtë sezon ndaj Teutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.