Vangjeli: Skënderbeu mendon për grupet e Championsit

Mbrojtësi korçar u shpreh në “Gol pas Goli” se Skënderbeu mund ta shfaqë gëzimin e madh për arritjet sportive vetëm nëse arrin grupet e Championsit.

Vuajtët shumë në pjesën e dytë…

Nuk luajtëm mirë, ndoshta dy golat na bënë të ulnim ritmin. E rëndësishme është që morëm tri pikët dhe vazhdojmë të mbajmë distancën me ndjekësit.

Nuk dukeni shumë në humor edhe pse jeni shkëputur nga ndjekësit…

Ne kemi gjithë vitin që kryesojmë, kështu që s’kemi pse ta shprehim kaq shumë lumturinë. Gëzimi ynë më i madh do të jetë kur të futemi në grupet e Champions League-s.

Si ndihesh personalisht mbi hetimin dhe kërkesën për 10 vite pezullim në Europë?

Është betejë e madhe që i përket klubit. Ne si lojtare duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të tregojmë më të mirën në fushën e lojës. Nuk jemi ne që e analizojmë këtë aspekt. Mendojnë të tjerët për mënyrën sesi do të mbrohet Skënderbeu. Presim vendim pozitiv që të nisim përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.