Skënderbeu ishte favorit i madh dhe ia doli të fitojë sot 2-1 ndaj një Luftëtarit, dhe krijon një diferencë të frikshme prej 18 pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që luan në “Zeqir Ymeri” me Vllazninë.
Skënderbeu kaloi në epërsi në minutën e 32-të me James, i cili u shërbyeu në zonë nga Gavazaj dhe me një goditje të lehtë, por shumë pranë zonës së portierit Athanasopulos, e çoi topin në rrjetë.
Në fund të pjesës së parë Skënderbeu fitoi një 11-metërsh me Ali Sowe, që u rrëzua në zonë. Lilaj nuk gabon në ekzekutimin e penalltisë me rezultatin që shkoi 2-0.
Pavarësisht goditjes së rëndë piskologjike Luftëtari e rihapi lojën në minutën e 71-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë Liçaj i parapriu me kokë ndërhyrjes së portierit Alto Teqja, që pak minuta para këtij goli kishte zëvendësuar Shehin e dëmtuar.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Skënderbeun që vazhdon i pandalshëm rrugën drejt titullit kampion, ndërsa Luftëtari mbetet në kuotën e 37 pikëve.
Kategoria Superiore – Java 26
E shtunë, 18 mars 2018, ora 17:00
Skënderbeu – Luftëtari 2-1
Shënues: Xhejms Adeniji 32′, Lilaj 45′ pen. / Liçaj 71′
Skënderbeu: Shehi (Teqja 63′), Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani (Nimaga 58′), Muzaka, Gavazaj, Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rapo (Minga 56′), Rroca, Liçaj (Lamçja 81′), Abazaj. Trajner: Hasan Lika
Kartonë të verdhë: Radas 38′, Aliti 57′ / Aleksi 38′, Abazaj 45′
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Eraldo Demiraj